SHKK parandalon futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në Burgun e Dubravës
dp

Lexo edheBE-ja kundërshton sanksionet amerikane ndaj GJPN-së, shqyrton masa për mbrojtjen e saj

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK në Dubravë, zyrtarët korrektues theksohet se kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë.
“Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë…”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edheBE-ja kundërshton sanksionet amerikane ndaj GJPN-së, shqyrton masa për mbrojtjen e saj
Lidhur me këtë çështje është njoftuar Policia e Kosovës për trajtimin më tutje.