Basha pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutohet bashkëpunim
dp

Lexo edheHamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit – jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin Hennin.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në forcimin e këtyre lidhjeve, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral.
Në fokus të veçantë ishin projektet konkrete në fushën e transportit, me synim avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.

Lexo edheHamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit – jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Zvicrën dhe realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.