Votat e PDK-së për Limajn, Musliu: Duhet të ulet me ne dhe të bëjë të qarta qëndrimet
dp

Lexo edheUshtarët e Gardës së Oregonit kthehen në shtëpi, koloneli: Iu përgjigjën me sukses njërit prej sulmeve më të mëdha terroriste në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, duhet të ulet dhe të flasë me PDK-në, në momentin nëse ai bëhet kandidat për kryetar të Kuvendit.
Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se nëse do ta mbështesin Limajn për kryetar të Kuvendit, duhet të mblidhet kryesia e PDK-së dhe të dalin me një qëndrim.
“Mendoj që para se të dalë në votim Zotëri Limaj duhet të ulet dhe të flasë me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi PDK-ja e ka një histori me Limajn. Ai duhet të ulet me PDK-në dhe të bëjë të qartë qëndrimin e tij edhe për PDK-në”.

Lexo edheUshtarët e Gardës së Oregonit kthehen në shtëpi, koloneli: Iu përgjigjën me sukses njërit prej sulmeve më të mëdha terroriste në Kosovë
“Megjithatë konsideroj se Limaj para se të dalë në votim, edhe nëse dal pak pres që Kurti e ka guximin intelektual dhe njerëzor që t’ia jap mandatin Limajt. Konsideroj se për këtë çështje duhet të flitet në kryesinë e PDK-së dhe të dalim me një deklaratë, dhe konsideroj se duhet të merret një vendim se si do të veproj PDK-ja tutje”, pohoi Musliu.