Llausha në zi, ndërron jetë profesori universitar Bajram Beci (FOTO)
01

Lexo edheSHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare profesor Bajram Beci nga Llausha e Skenderajt, me banim në Mitrovicë, përcjellë Drenica Press.
Profesor Bajram Beci ishte pjesë e gjeneratës së parë të studiuesve të gjuhës angleze, ndërsa për shumë vite dha kontribut të çmuar në fushën e arsimit, duke lënë gjurmë në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është një pikëllim për familjen Beci, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet më 31 tetor 2026, në orën 12:00, në Varrezat e Qytetit në Shipol.

Lexo edheSHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë