SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
dp

Lexo edheDeputeti i VV-së për Përparim Ramën: Shpresoj që sa më parë të përfundojë në burg

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka pritur në takim Sandra Oudkirk, zëvendësshefe civile dhe këshilltare për politikë të jashtme në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Gjatë vizitës, Oudkirk ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në vend.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ku është theksuar përkushtimi i vazhdueshëm amerikan ndaj misionit të KFOR-it dhe stabilitetit në Kosovë./IndeksOnline/

Lexo edheDeputeti i VV-së për Përparim Ramën: Shpresoj që sa më parë të përfundojë në burg