back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUshtarët e Gardës së Oregonit kthehen në shtëpi, koloneli: Iu përgjigjën me...

Ushtarët e Gardës së Oregonit kthehen në shtëpi, koloneli: Iu përgjigjën me sukses njërit prej sulmeve më të mëdha terroriste në Kosovë

Të ngjajshme

Ushtarët nga Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Oregonit, u kthyen në shtëpi më 19 korrik pasi qëndruar një vit në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR. Për këtë ka njoftuar Garda Kombëtare.

Një festë mirëseardhjeje në Kampin Withycombe shënoi kthimin në shtëpi për ushtarët që morën pjesë në rotacionin e 34-të të KFOR-it. Ky mision ka qenë vendimtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan që nga viti 1999.

Rreth 300 ushtarë u kthyen në dy grupe. Grupi i parë që u kthye përbëhej kryesisht nga ushtarë nga Batalioni i 2-të, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë, me seli në Springfield, së bashku me personel mjekësor dhe mbështetës nga grupi i punës prej 600 anëtarësh që përfshinte ushtarë nga Oregoni, Idaho, Virxhinia Perëndimore, Neë Jersey dhe Tennessee.

Nënkoloneli Joseph Twigg, komandant i Batalionit të 2-të, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë, iu drejtua ushtarëve që po ktheheshin dhe familjeve të tyre.

“Gjatë vitit të kaluar, ju qëndruat roje në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Ju ndërtuat partneritete, ruajtët stabilitetin dhe përfaqësuat Shtetet e Bashkuara me profesionalizëm dhe integritet”, tha Twigg.

Gjatë qëndrimit të tyre, ushtarët e Oregonit dhanë kontribute të rëndësishme në mision, tha Kolonel Peter Helzer, komandant i Ekipit Luftarak të Brigadës së 41-të të Këmbësorisë.

“Ushtarët e Oregonit kontribuan në një mision të fuqishëm ndërkombëtar, duke shtuar mbi 4,000 patrulla sigurie, 13,000 angazhime publike dhe 5,000 orë vullnetare në mbështetje të komuniteteve në Kosovë”, tha Helzer.

Ai shtoi se ushtarët iu përgjigjën me sukses njërit prej sulmeve më të mëdha terroriste në Kosovë, atij në kanalin e Ibër Lepencit.

“Përveç kësaj, Ushtarët nga Brigada e 41-të e Këmbësorisë iu përgjigjën me sukses njërit prej sulmeve më të mëdha terroriste në Kosovë në vitet e fundit duke ofruar siguri për infrastrukturën kritike, duke punuar me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për të ruajtur paqen në rajon.”

“Mësimi më i madh për shumicën prej nesh, jam i sigurt, ishte rëndësia e ndërtimit të besimit në ekipin tuaj dhe partnerët tuaj”, tha Helzer. “Në këtë punë, marrëdhëniet kanë rëndësi dhe Kosova ofroi një mundësi të paparë për të mësuar se si të lidheni dhe të veproni më mirë së bashku.”

Aftësitë e fituara gjatë vendosjes do të kenë zbatime të menjëhershme në Oregon në mbështetjen e shërbimeve emergjente dhe operacioneve të brendshme, tha Helzer.

“Si pjesë e KFOR-it, na u desh të integroheshim menjëherë në një sistem kompleks të zbatimit të ligjit, qeverisjes vendore dhe shërbimeve të emergjencës për të qenë të suksesshëm. Aftësitë organizative, të komunikimit dhe logjistike që theksuam jashtë shtetit me siguri do të na bëjnë më efektivë në rast të një emergjence këtu”, tha Helzer.

“Rajoni i Ballkanit është një udhëkryq historik perandorish dhe ruajtja e stabilitetit atje parandalon një çrregullim më të madh që përfundimisht do të na ndikojë këtu në shtëpi”, tha ai.

“Faleminderit për angazhimin dhe mbështetjen tuaj”, u tha Helzer familjeve në ceremoni.

Twigg vlerësoi performancën e ushtarëve gjatë detyrës, duke u thënë atyre se ata “formësuan pamjen e sigurisë, ofruan vlerësime në kohë reale që arritën te udhëheqësit në çdo nivel dhe siguruan vendimmarrje të informuar nga themelet”.

Ai gjithashtu njohu sakrificat e familjeve gjatë vendosjes.

“Për familjet këtu sot – edhe ju shërbyet. Ju u kujdesët për gjërat në shtëpi, mbajtët barrën e distancës dhe mbështetët ushtarët tuaj çdo ditë”, tha Twigg. “Faleminderit për sakrificën dhe qëndrueshmërinë tuaj. Ne nuk do ta kishim bërë këtë pa ju”.

Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë, i njohur si “Xhunglerët”, ka selinë qendrore në Clackamas me njësi vartëse të shpërndara në të gjithë Oregonin. Vendosja e suksesshme e brigadës në Kosovë vazhdon traditën krenare të shërbimit të njësisë, duke u bazuar në vendosjet e mëparshme në Irak dhe Afganistan. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit