U zhduk në janar të vitit të kaluar, ende s’ka gjurmë të Zylfi Tejecit

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zylfi Tejeci, është i zhdukur që nga 23 janari 2025.
Ka kaluar 1 vit e 10 muaj dhe familja e tij vazhdon të presë një përgjigje për fatin e më të dashurit të tyre.
Sipas familjes, është e papranueshme që pas gjithë kësaj kohe ende të mos ketë një përgjigje të qartë për një çështje kaq të rëndë njerëzore dhe kombëtare.
“U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, Policisë, Prokurorisë dhe organeve përgjegjëse për personat e zhdukur, që ta trajtojnë këtë rast me prioritet, të intensifikojnë hetimet dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e fatit të Zylfi Tejecit. Familja meriton përgjigje, jo heshtje dhe pritje të pafundme” deklaron familja e tij.

Lexo edheKosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
Tejeci, për herë të fundit, ishte parë më 23.01.2025 rreth orës 18:55, në një lokal në Planejë.
Pasi u ngrit për t’u kthyer në shtëpi, nuk ka pasur më asnjë lajm për fatin e tij.
Familja dhe miqtë janë të shqetësuar dhe me ankth po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.













