Banka Credins Kosovë thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Aksionarëve
dp

Lexo edheGjykata ia ndalon Policisë t’ua marrë patentë shoferët pa bazë ligjore

Banka Credins Kosovë Sh.A. ka publikuar në Gazetën Zyrtare njoftimin për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm të Aksionarëve.
Sipas njoftimit, thirrja është bërë pas kërkesës së një aksionari që zotëron 22.08 për qind të aksioneve me të drejtë vote, si dhe në zbatim të vendimit të Bordit të Drejtorëve të datës 22 tetor 2026.
Kuvendi do të mbahet më 3 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në adresën Rruga Vaso Pasha, nr. 8, në Tiranë të Shqipërisë.

Lexo edheGjykata ia ndalon Policisë t’ua marrë patentë shoferët pa bazë ligjore
Në rendin e ditës është paraparë diskutimi i aksionarëve të Banka Credins Kosovë Sh.A.
Aksionarët kanë të drejtë të marrin pjesë personalisht ose përmes përfaqësuesve të autorizuar. Ndërsa, për ata që për arsye objektive nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, banka ka mundësuar pjesëmarrjen përmes platformës online./IndeksOnline/