Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet

I ftuar në emisionin TEMPUS, që transmetohet në televizionin T7, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka folur për dështimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt. Ai ka deklaruar se pala ka qenë e mbrojtur me vendim gjyqësor dhe se masat kanë qenë në fuqi, pavarësisht pamundësisë për mbajtjen e seancës.
Ai ka treguar shkaqet e vonesës së mbajtjes së seancës gjyqësore, duke u arsyetuar me mungesën e një raporti nga QPS.
“…Në mënyrë konsistente, mbrojtja ka ekzistuar. Vonesa e seancës në këtë pjesë ka qenë vetëm sa i përket besimit të fëmijëve në shkresat e lëndës që kemi pranuar. Kërkesat e palës për lëshimin e urdhrit emergjent mbrojtës nuk kemi parë asnjëherë, të paktën nuk kemi evidentuar se pala ka kërkuar mbrojtje edhe ndaj fëmijës, por ka pasur kërkesë për ruajtje dhe besim.

Lexo edheAlarm nga AUV: Tërhiqet nga tregu mishi i pulës nga Brazili, zbulohet bakteri Salmonella
Është e vërtetë se ka kaluar afati prej shtatë ditësh, por gjyqtari e ka pasur të pamundur ta mbajë seancën. Fillimisht, më 24 shtator është mbajtur seanca, pavarësisht se kryesi ka qenë jashtë vendit. Pastaj ka dalë nevoja për hartimin e raportit nga QPS-ja. Seanca e 5 tetorit ka dështuar për shkak se QPS-ja nuk e ka dorëzuar raportin me kohë dhe, për këtë arsye, ka pasur vonesë. Në asnjë moment viktima nuk ka qenë pa mbrojtje gjyqësore”, tha Bislimaj.












