BallinaLajmeVonohet rregullimi i rrugës, banorët e zemëruar e bllokojnë krejt

Vonohet rregullimi i rrugës, banorët e zemëruar e bllokojnë krejt

Të ngjajshme

Real Madrid në prapaskenë? E ardhmja e Enzo Fernandez në pikëpyetje

Agjenti i Enzo Fernández, ish-reprezentuesi argjentinas Javier Pastore, ka...

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA...

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka...

“Rezultatet tregojnë se vdekja e Festim Isufit ishte për arsye personale”, flet avokati i Rinës

Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me rastin e vdekjes...

Mosrregullimi i rrugës në lagjen Pejton ka nxjerrë qytetarët në protestë – kompania fajëson ujësjellësin, raporton T7

Gropat janë problem i përditshëm tash e një muaj në rrugën “Robert Doll”, shumë e frekuentuar në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Banorët e kësaj lagje përmes një proteste të organizuar të martën kanë shprehur pakënaqësitë  e tyre për mos rregullimin e rrugës.

Aty u panë dhe pjesëtarë të policisë.

Ndërkohë, banorët kanë tentuar që të bllokojnë këtë rrugë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

E përveç shqetësimeve tjera, pluhuri është  problem shumë i madh.

Ndërsa kompania që po e rregullon rrugën thotë që kompania e ujësjellësit nuk po i lejon t’i përfundojnë punimet.

Por, në nga kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, mohojnë një gjë të tillë.

Probleme të tilla qytetarët kanë pasur edhe më herët.

Renovimi i kësaj rrugës ka filluar para një muaji. /Arbër Kadrijaj, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz