Ramadani: Në “lojën e Kurtit” ranë fillimisht LDK-ja e pastaj PDK-ja, Aleanca qëndroi drejt
dp

Lexo edheNjë person pëson lëndime të rënda në një rrahje në Zubin Potok, arrestohen katër të dyshuar – tre prej tyre të mitur

Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në “lojën e Kurtit” fillimisht ka rënë LDK-ja e më pas edhe PDK-ja.
“Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kritikuar takimet e zhvilluara ndërmjet liderëve politikë, duke pretenduar se ato nuk kanë pasur për qëllim arritjen e një marrëveshjeje.
“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, ka deklaruar ai.

Lexo edheNjë person pëson lëndime të rënda në një rrahje në Zubin Potok, arrestohen katër të dyshuar – tre prej tyre të mitur
Ramadani ka thënë se Aleanca ka qenë e vetmja parti që “e ka lexuar lojën e Kurtit”, duke pretenduar se qëndrimi i saj ka qenë i njëjtë nga fillimi deri në fund.
“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën”, ka shkruar deputeti.