Ramadani kritikon Hamzën dhe Abdixhikun: Takimet me Kurtin ishin vetëm për të blerë kohë dhe për fotografi
dp

Lexo edheNga Italia drejt Kosovës me 50 mijë euro të fshehura, shoferi i autobusit ndalohet në Merdare gjatë kontrollit doganor

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar LDK-në dhe PDK-në për qasjen e tyre ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi, Ramadani ka thënë se të dyja partitë kanë rënë, sipas tij, në “lojën e Kurtit”, ndërsa ka vlerësuar se Aleanca ka qëndruar e palëkundur.
“Në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK, pastaj edhe PDK. Manovrim i tij. Manipulim i tij”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se takimet mes partive nuk kanë qenë për arritjen e një marrëveshjeje, por për “blerje kohe dhe për fotografi”.

Lexo edheNga Italia drejt Kosovës me 50 mijë euro të fshehura, shoferi i autobusit ndalohet në Merdare gjatë kontrollit doganor
“Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt! Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë”, ka deklaruar ai.
Ramadani ka theksuar se AAK-ja, sipas tij, ka qenë e vetmja që e ka “lexuar lojën e Kurtit” dhe nuk është lëkundur nga qëndrimet e saj.
“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!”, ka shkruar Ramadani. /IndeksOnline/