Nga Italia drejt Kosovës me 50 mijë euro të fshehura, shoferi i autobusit ndalohet në Merdare gjatë kontrollit doganor
dp

Lexo edheRamadani: Në “lojën e Kurtit” ranë fillimisht LDK-ja e pastaj PDK-ja, Aleanca qëndroi drejt

Rasti është evidentuar sot, më 4 tetor, gjatë kontrolleve të detajuara të kryera nga zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë, së bashku me oficerët doganorë dhe policorë.
Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë gjetur 50 mijë euro.
Sipas Doganës së Kosovës, paratë ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
“Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë zbuluar 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë, apo kundërvlerën në valutë të huaj, është i obliguar t’i deklarojë me shkrim pranë zyrtarëve doganorë.

Lexo edheRamadani: Në “lojën e Kurtit” ranë fillimisht LDK-ja e pastaj PDK-ja, Aleanca qëndroi drejt
Sipas Doganës, në deklarim duhet të paraqiten edhe shuma dhe burimi i verifikueshëm i mjeteve.
Dogana e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit. /Lajmi.net/