Mosmarrëveshja përfundon me rrahje e të shtëna, tre të arrestuar në Prizren
dp

Lexo edheDrejtoi armën ndaj sigurimit pasi u pengua të hynte në klub, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Rasti ka ndodhur më 3 tetor rreth orës 22:00, në rrugën “Faik Konica”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë, ndërsa një tjetër ia kishte kapur atë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë”, thuhet në raport.
Gjatë ballafaqimit, arma është shkrepur dhe njëri nga të dyshuarit ka mbetur i plagosur në dorën e majtë. Ai është dërguar për tretman mjekësor.

Lexo edheDrejtoi armën ndaj sigurimit pasi u pengua të hynte në klub, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“Gjatë ballafaqimit me të shkrepet arma ku mbetet i plagosur i dyshuari në dorën e majtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet tutje në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/