back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeVeseli paralajmëron burgim për të akuzuarit për fajde që ia përmenden emrin...

Veseli paralajmëron burgim për të akuzuarit për fajde që ia përmenden emrin në video

Të ngjajshme

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Donbas – një familje ukrainase në prag të pushtimit

Theatre503, Londër Drama e re e Olga Braga-s, fituese e...

Një ditë pas publikimit të një videoje ku i përmendet emri kryetarit të PDK-së dhe Kuvendit, Kadri Veseli, ky i fundit, ka paralajmëruar se ata do ta paguajnë me burg.

Veseli në një intervistë në Rubikon të KTV-së, ka thënë se nga rasti do të dalin edhe informata të tjera.

Ndërkohë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale, fajde, detyrim dhe mashtrim, Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim, Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit.

Por, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Rrahim Hashimin, i cili edhe në videot e transmetuara shihet, duke numëruar para.

Pretendimet e Prokurorisë se të arrestuarit kanë kryer veprat penale të fajdës dhe të detyrimit, mbrojtja i ka cilësuar të pabazuara.

Në videon e transmetuar të hënën Rrahim Hashimi, shihet duke numëruar para së bashku me Ekrem Likën dhe dy persona të tjerë, emra të njohur për redaksinë.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, i arrestuar të hënën me dyshimin për fajde, detyrim dhe për mashtrim, cilësohet po ashtu si pronar i kazinove dhe bastoreve.

Ndërkohë, vajza e tij Elena Osmani, ka këshilluar për muaj rresht ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Siç ka raportuar javën e shkuar KTV-ja, Elena Osmani, së bashku me disa këshilltarë të afërm politikë Pacollit, ia kanë mësyrë të bëhen pjesë e shërbimit diplomatik.

Elena Osmani, Fatmir Haxholli dhe Liridon Sadrija, kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e shërbimit diplomatik në konkursin e fundit, të kritikuar për diskriminim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz