Drejtoi armën ndaj sigurimit pasi u pengua të hynte në klub, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
dp

Lexo edhePunëdhënësi dhe dy persona të tjerë dyshohet se sulmuan e kërcënuan me armë punëtorin në Llapnasellë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka drejtuar armën në drejtim të sigurimit të një klubi.
Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 01:00. Sipas Policisë, i dyshuari ishte penguar nga sigurimi për të hyrë në klub, ndërsa më pas dyshohet se ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar në drejtim të sigurimit.
Arma e zjarrit i është larguar nga një dëshmitar, ndërsa më pas është marrë nën kontroll nga sigurimi.

Lexo edhePunëdhënësi dhe dy persona të tjerë dyshohet se sulmuan e kërcënuan me armë punëtorin në Llapnasellë
Policia ka konfiskuar armën, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje”.