Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditViti: Policia parandalon kontrabandë me mallra në vlerë mbi 5 mijë euro

Viti: Policia parandalon kontrabandë me mallra në vlerë mbi 5 mijë euro

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Njësisë TASK FORCE – Lindje të Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, është ndaluar një automjet furgon me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur mallra tekstil, pajisje elektronike, mbathje sportive dhe produkte të ndryshme të markave tregtare të mbrojtura, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha këto mallra ishin pa dokumentacion dhe pa fatura.

Hetimet fillestare kanë konstatuar se mallrat dyshohet të jenë transportuar përmes dy kompanive të postave të shpejta, të cilat dyshohet se janë përdorur për dërgimin e paligjshëm të tyre.

Pronari i automjetit është shoqëruar bashkë me automjetin në Terminalin Doganor në Ferizaj, ndërsa mallrat, me vlerë tregu mbi 5 mijë euro, janë sekuestruar nga autoritetet doganore.

Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit