HomeLajmeVetura godet për vdekje një këmbësor në Zllapek të Pejës, shoferi arratiset

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Zllapek të Pejës, shoferi arratiset

Të ngjajshme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Zllapek të Pejës.

Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje ndërsa vozitësi i veturës ëshë arratisur ndërsa vetura ndodhet aty.

“Rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz