HomeSportEnzo Fernandez kërkon largimin nga Chelsea

Enzo Fernandez kërkon largimin nga Chelsea

Të ngjajshme

Inter synon Curtis Jones

Inter ka nisur bisedime të avancuara me Liverpoolin për...

Pas largimit nga Liverpooli, Robertson gjen menjëherë skuadrën e re

Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e...

Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar

Një veturë ka rënë nga ura e Dollcit në...

Doktori i suksesshëm nga Gjermania vjen në Gjakovë, i ofron mbështetjen Ardian Gjinit

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka bërë...

Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë verës, ndërsa raportimet tregojnë se ai ka nisur kontaktet me Real Madridin për një transferim të mundshëm.

Pas një sezoni zhgënjyes ku Chelsea përfundoi në vendin e 10-të në Premier League dhe mbeti jashtë garave evropiane, Fernandez po shqyrton seriozisht të ardhmen e tij larg Londrës.

Chelsea vendos çmim të lartë

Klubi anglez nuk dëshiron ta humbasë yllin argjentinas, por ka vendosur një çmim prej rreth 140 milionë eurosh për kartonin e tij.

Fernandez ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe sipas mediave britanike, ai duket i vendosur për një sfidë të re. Madje, pas ndeshjes së fundit të sezonit, shumë tifozë interpretuan gjestet e tij si një lamtumirë ndaj klubit.

Kontakti me Real Madridin

Raportohet se agjenti i lojtarit, Javier Pastore, ka kontaktuar tashmë Real Madridin për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Klubi spanjoll po analizon opsionet për përforcimin e mesfushës dhe Enzo shihet si një profil ideal falë eksperiencës dhe cilësive të tij.

Një lojtar me trofe të mëdhenj

Fernandez ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe Copa America 2024 me Argjentinën, ndërsa në nivel klubesh ka triumfuar edhe në Conference League dhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean.

Gjatë sezonit të fundit ai zhvilloi 54 ndeshje, duke realizuar 15 gola dhe shtatë asistime.

Tashmë mbetet të shihet nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Chelsea për mesfushorin argjentinas. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz