Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka shkruar në lidhje me shumën prej 100 eurove që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për fëmijë, studentë, pensionerë dhe punëtorë të sektorit privat.
Ai ka thënë se varfëria nuk luftohet duke e bërë qytetarin të varur nga Qeveria.
“Ndihma për familjet në nevojë është obligim i shtetit. Por kur një qeveri, pas pesë vitesh pushtet, vazhdon t’i ofrojë qytetarit vetëm ndihma të përkohshme, atëherë problemi nuk është më social. Problemi është ekonomik dhe politik. Kosova sot ka më shumë largim të rinisë, më pak prodhim vendor dhe më shumë pasiguri për të ardhmen. Në vend të zhvillimit, po na servohet spektakël social sa herë afrohen zgjedhjet”, ka thënë Totaj.
Ai ka cituar ekonomistin Thomas Sowell:
“Sa më shumë njerëz të varen nga ndihmat e qeverisë, aq më shumë pushteti mbështetet te varësia sociale.”
Totaj ka thënë se një shtet serioz nuk matet me sa para shpërndan, por me sa mundësi krijon.
“Debati nuk duhet të mbetet vetëm te pyetja “sa para po ndahen?”, por te pyetja shumë më e madhe: si po ndërtojmë një Kosovë që mund ta përballojë vetë mirëqenien e qytetarëve të saj”, ka shtuar ai.
Totaj ka thënë se qeveria e Kurtit ka shpërndarë mbi 400 milionë euro përmes pakove dhe pagesave sociale që nga viti 2022/
“108 milionë euro në vitin 2022,
144 milionë në vitin 2023,
69 milionë në vitin 2024,
50 milionë në vitin 2025 dhe
30 milionë euro në vitin 2026”, ka shkruar Totaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: