Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllapek.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor.
“Sipas informacioneve fillestare, vozitësi është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë veturën aty”, ka deklaruar Gashi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe prokurori, të cilët po merren me rastin dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./IndeksOnline/