HomeSportFIFA nën hetim për çmimet e biletave të Botërorit

FIFA nën hetim për çmimet e biletave të Botërorit

Të ngjajshme

Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media, ZKM s’e zbulon arsyen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri...

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i...

Netflix po përballet me kritika për dokumentarin e ri mbi Michael Jackson

Netflix po përballet me kritika të shumta në rrjetet sociale përpara...

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA në drejtësi, në fokus të takimit Isufaj–Self

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim...

Blerim Isufaj takon Kongresistin Self, flasin për punën e PSRK dhe sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka...

FIFA është vënë nën hetim nga autoritetet amerikane për mënyrën e shitjes së biletave të Kupës së Botës 2026, pas akuzave për rritje artificiale të çmimeve dhe mashtrim ndaj tifozëve.

Prokurorët e përgjithshëm të shteteve të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë nisur një hetim zyrtar ndaj organizatës së futbollit botëror, duke kërkuar dokumente të brendshme dhe shpjegime mbi praktikat e shitjes së biletave.

Autoritetet pretendojnë se FIFA ka krijuar “mungesë të rreme” dhe konfuzion për të shtyrë tifozët të paguajnë çmime shumë më të larta.

Sipas hetuesve, tifozët janë mashtruar edhe për vendndodhjen e ulëseve, ndërsa modeli i çmimeve dinamike dyshohet se ka rritur koston e biletave për 90 nga 104 ndeshjet e turneut, me një mesatare prej 34 për qind. Kjo mund ta bëjë Botërorin 2026 më të shtrenjtin në histori.

Komisioneri i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Nju Jork, Samuel Levine, deklaroi se raportimet për “sjellje mashtruese” janë shqetësuese dhe tifozët meritojnë transparencë dhe drejtësi gjatë blerjes së biletave.

Edhe prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, kritikoi FIFA-n, duke theksuar se banorët lokalë nuk duhet të përjashtohen nga eventi për shkak të çmimeve të larta.

Hetimi është përforcuar edhe nga fakti se, pavarësisht pretendimeve për kërkesë të jashtëzakonshme, bileta me çmim zyrtar vazhdojnë të jenë të disponueshme për shumicën e ndeshjeve.

Përveç biletave, kritika ka pasur edhe për kostot e transportit. Fillimisht, çmimi i trenit nga Manhattan drejt stadiumit MetLife ishte vendosur në 150 dollarë, shumë më lart se tarifa normale prej rreth 13 dollarësh. Pas reagimeve publike, çmimi u ul në 98 dollarë, por mbetet ende shumë i lartë për tifozët. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz