HomeLajmeOVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga...

OVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike

Të ngjajshme

Aksidenti tragjik ku vdiq 7-vjeçari, Gjykata e lë në burg producentin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest...

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Shkruan: Arian Zeka Për shumë vite, diskutimet për energjinë në...

Bluza e shkurtër për gjoksin shpërthyes të Bianca Censorit

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, shëtitën një natë...

OVL UÇK ka reaguar ashpër pas komenteve të prokurorisë lidhur me disa nga dëshmitarët e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.

Në reagim thuhet se etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm, e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike, madje edhe në absurditet profesional.

“Këta dëshmitarë nuk trilluan histori. Nuk i shërbyen asnjë agjende personale. Ajo çfarë deklaruan është ajo që pa e gjithë bota: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë dhe të domosdoshme kundër shtypjes jugosllave, përkrah një aleance euroatlantike që e njihte dallimin mes çlirimit dhe agresionit. Të sulmosh ata që i qëndruan pranë Kosovës në orën e saj vendimtare, do të thotë të sulmosh vetë historinë që e bëri të mundur lirinë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz