Sulmuesi Evann Guessand ka hyrë në histori si futbollisti i parë që arrin të fitojë dy trofe europianë të UEFA-s brenda të njëjtit sezon.
24-vjeçari e nisi edicionin me Aston Villan, ku ishte pjesë e skuadrës në garën e UEFA Europa League. Më pas, gjatë sezonit, ai u transferua në formë huazimi te Crystal Palace, duke vazhduar aventurën e tij në arenën europiane, shkruan Indeksonline

Me Crystal Palace, Guessand mori pjesë në fushatën e suksesshme të klubit në UEFA Conference League, duke siguruar edhe trofeun e dytë kontinental të sezonit.
Falë këtij rrugëtimi të pazakontë, Guessand bëhet futbollisti i parë që regjistron dy trofe të ndryshëm të UEFA-s brenda një sezoni të vetëm, një arritje unike në historinë e garave europiane./Indeksonline/