back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeVetaksident te Parku i Biznesit: Vdes një person

Vetaksident te Parku i Biznesit: Vdes një person

Të ngjajshme

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së...

 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht tek Parku i Biznesit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Rreth orës 19:00, ne magjistralen Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje”, tha ai.

Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit.Tutje ka apeluar kujdes, respektim i rregullave në rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë.

“Humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësues për të gjithë”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi po ashtu sot në Koshare.

Katër persona mbetën të vdekur ndërkaq një grua e lënduar, e cila është duke u trajtuar në QKUK./Telegrafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz