back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeVdes zëdhënësi i Komunës së Klinës, ishte duke luajtur futboll

Vdes zëdhënësi i Komunës së Klinës, ishte duke luajtur futboll

Të ngjajshme

Bali Muharremaj: Po ju flas hapur, koha të ecim përpara

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka falënderuar...

Kingji takon Ulutashin: Theksova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në NATO

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,...

Helmimi i nxënësve në shkollën afër Pejës, reagon drejtori

Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë...

Dyshimet për helmim të nxënësve, shkolla “7 Shtatori” del me njoftim

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se disa nxënës...

Osimhen e kalon Galatasarayn në epërsi ndaj Bodo/Glimt

Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen...

Zëdhënësi i komunës së Klinës, Agron Gashi ka vdekur sot në orët e pasdites.

Mësohet se vdekja e tij ishte e papritur. Gashi nuk ishte ndjerë mirë gjatë një loje futbolli dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Familjare të Klinës.

Pasi kishte marrë trajtimin fillestar, ai ishte nisur për në Spitalin e Pejës, por ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital.

Shkaktari i saktë i vdekjes nuk dihet pasi ende nuk e ka thënë fjalën e vet Mjekësia Ligjore.

Vdekja e Gashit është konfirmuar edhe nga pjesëtarë të Policisë, ndërkohë që edhe i biri i tij, Arbri e ka dhënë kumtin në profilin e tij në rrjetin social.

Agron Gashi një kohë të gjatë ka punuar si korrespodent i Kohës Ditore për komunën e Klinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz