back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeDjali i ish ushtarakut shqiptar përballet me çrregullime të spektrit autik, thirrje...

Djali i ish ushtarakut shqiptar përballet me çrregullime të spektrit autik, thirrje për ndihmë…

Të ngjajshme

Everest Haxhi një nga ish ushtarakët e Shqipërisë në NATO po përballet sot me një situatë tepër të vështirë në familjen e tij. Kjo si pasojë e gjendjes në të cilën ndodhet djali i tij Dejan.

Dejani është një adoleshent i cili është i prekur nga crregullime të spektrit autik.

Sot më tepër se kurrë familja Haxhi ka nevoj për mbështetjen tonë, këtë e ka bërë publike dhe miku i kësaj familje, Arbër Kadia, i cili shkruan:

Ndryshe nga çdo vit, këtë vit nuk do të postoj vetëm mbi anën e bukur që ka forca e shpirtitit, kurajoja, shpresa dhe ngulmi për të qënë prindër, familjarë dhe miq të denjë per gjithë ato familje të fëmijëve që preken nga çrregullime të spektrit autik…

Këtë vit dua që vëmendja të fokusohet tek Dejan Haxhi dhe sfidat me të cilat po përballet ai dhe familja e tij. Është falë Dejanit dhe babait të tij të mrekullueshëm Everestit që unë dhe shumë të tjerë e gjejmë veten prej 5 vitesh duke vrapuar për këtë kauzë.

Po të ishte ndryshe situata nuk do ta shkruaja këtë status, por fatkeqsisht Dejani, që sot ndodhet në spital, ka nevojë për ndihmë dhe familja e tij është në vështirësi të pashpjegueshme emocionale dhe financiare…

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

Fotografia e Arbër Kadia

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz