Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdekja tragjike e Agon Zejnullahut – Ahmeti pret në takim komandantin e...

Vdekja tragjike e Agon Zejnullahut – Ahmeti pret në takim komandantin e ri të Policisë në Lipjan, pararendësi i tij dha dorëheqje morale

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin Brahim Shatrolli.

Emërimi i komandantit të ri vjen pas dorëheqjes morale të ish-komandantit Argjend Gashi, në vazhdën e reagimeve publike për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në duart e Policisë gjatë arrestimit. Ky rast ka shkaktuar shqetësim të thellë në opinion dhe ka ngritur nevojën për përgjegjësi institucionale dhe transparencë.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti e uroi kapitenin Shatrolli për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimet që e presin, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve komunale, në funksion të garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Lipjanit, transmeton lajmi.net

“Siguria e qytetarëve dhe respektimi i të drejtave të tyre është përgjegjësi e përbashkët. Ky bashkëpunim është jetik për të rikthyer dhe forcuar besimin e qytetarëve në institucionet tona,” theksoi kryetari Ahmeti.

Takimi u mbajt në kuadër të emërimit të komandantit të ri dhe shërbeu si platformë për diskutim mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në komunë.

Postimi i plotë: 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin z. Brahim Shatrolli.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti e uroi komandantin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë që e presin. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe Policisë së Kosovës, në funksion të garantimit të një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës.
Takimi u mbajt me rastin e emërimit të z. Shatrolli në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Lipjan dhe shërbeu si një mundësi për të diskutuar mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit