Vazhdon edhe sot aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fushë Kosovë
dp

Lexo edheKosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia

Drejtori i Inspektoratit në Fushë Kosovë, Donat Zharku, ka konfirmuar për Telegrafin se po vazhdojnë me lirimin e këtyre hapësirave.
“Drejtoria për Inspektorat është duke vazhduar me zbatimin e urdhëresës për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Hajrualla Zymi”. Qëllimi i këtij aksioni është të rikthejë në funksion publik trotuaret, sheshet, rrugët dhe të gjitha hapësirat e përbashkëta, të cilat janë të destinuara për përdorim të lirë nga qytetarët”, theksoi ai.
Ai gjithashtu tha se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihet në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Fushë-Kosovës.

Lexo edheKosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia
Ndryshe, më 15 maj, Komuna e Fushë Kosovës kishte lëshuar një urdhëresë për lirimin e sipërfaqeve publike nga objektet e përkohshme në territorin e kësaj komune.