back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeU propozua për president, vjen reagimi i Jakup Krasniqit

U propozua për president, vjen reagimi i Jakup Krasniqit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, e cila nxori Lëvizjen Vetëvendosje (VV) si partinë e parë, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të dytën, ende nuk është arritur krijimi i Qeverisë nga dy palët.

Edhe pas shumë përpjekjesh e takimesh mes dy palëve, pika ku nuk po munden të bien dakord, është çështja e presidentit të vendit.

Por, sot erdhi një deklaratë nga ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate, Enver Hoti, ku ai ka thënë se partia e tij tashmë ka një emër i cili është i përshtatshëm për këtë post.

Hoti ka thënë se Jakup Krasniqi i ka gjitha kriteret që të jetë President i ardhshëm i Kosovës.

Por, një gjë e tillë doli të jetë habi nga vetë Krasniqi.

Jakup Krasniqi u kontaktua nga GazetaBlic i cili tha se nuk e di fare për këtë propozim që ka bërë së fundmi herë Hoti.

Krasniqi tha se kjo çështje nuk ka qenë fare temë diskutimi në partinë e tyre dhe se nuk është ende rendi të diskutohet për president, pasi që fillimisht duhet të bëhet krijimi i qeverisë.

“Jo more çfarë, as nuk kanë bisedu dhe as nuk kemi bisedu, çfarë, për këtë çështje, presidenti është, Kosova një herë ka problem krijimin e qeverisë, nuk është në rend dite çështja e presidentit”, tha ai.

Ai tha se në Nisma nuk është diskutuar fare çështja e presidentit, ndërsa shton se kjo ide ka qenë vetë mendimi personal i Hotit dhe asgjë më shumë.

“Jo nuk e kemi diskutu brenda partisë, e pash edhe në medie, është mendimi i tij personal nuk kemi bisedu për atë çështje”, thotë ai për GazetaBlic.

Krasniqi shton se në fakt as vetë nuk e ka menduar të jetë emër si kandidat potencial për një post të tillë dhe se nuk mund të flas më tepër pasi që nuk është menduar.

“Askush nuk ka bisedu për këtë çështje me mua, në këtë rast nuk mund të flas asgjë pasi që as nuk e kam menduar një gjë të tillë”, shton ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz