LDK në Obiliq e cakton pasuesin e Xhafer Gashit
dp

Lexo edheHasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Lidhja Demokratike e Kosovës në Obiliq ka autorizuar Ibush Mjekiqin për të udhëhequr degën e kësaj partie deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.
Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Degës, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit brenda partisë, me theks të veçantë dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm, Xhafer Gashi.
Sipas njoftimit të degës së LDK-së në Obiliq, pas diskutimeve, kryesia është pajtuar që aktivitetet dhe funksionimi i degës të vazhdojnë nën udhëheqjen e nënkryetarit të parë, Ibush Mjekiqi.
Ai do ta ushtrojë këtë përgjegjësi deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë.

Lexo edheHasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
Në njoftim thuhet se Kryesia e Degës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e aktiviteteve politike dhe organizative, duke synuar ruajtjen e unitetit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët e Obiliqit./IndeksOnline/