KEK-u nis projektin për ndërtimin e urave mbi lumin Sitnica dhe kanalin e Deponisë
dp

Lexo edheTragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet deri me tash për vrasjen e gruas, mikut dhe plagosjen e një personit tjetër

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 33 mijë e 399.99 eurosh për realizimin e projektit të ndërtimit të urave mes shiritave TMLA2 dhe TMLB2 mbi lumin Sitnica dhe mbi kanalin e ujërave nga Deponia.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar më 8 tetor 2026, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik N.N.SH. “Vizion Project”, shkruan IndeksOnline.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 50 mijë euro, ndërsa ajo u nënshkrua më 18 shtator 2026. Kohëzgjatja e paraparë për realizimin e saj është tre muaj.
Në procedurën e prokurimit, sipas dokumentit, janë pranuar gjashtë tenderë, prej të cilëve katër janë vlerësuar si të përgjegjshëm.

Lexo edheTragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet deri me tash për vrasjen e gruas, mikut dhe plagosjen e një personit tjetër
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte 33 mijë e 399.99 euro, ndërsa ai me çmimin më të lartë arrinte në 46 mijë e 964 euro.
Procedura ishte zhvilluar e hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët./IndeksOnline/