Aksidenti në Parallovë, 11 persona të lënduar nga përplasja mes katër automjeteve
dp

Lexo edhe“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Sipas Osmanit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa në të janë përfshirë katër automjete.
Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Lexo edhe“Arrogancë” – Abazi për Kurtin: Kur gjuan gaz lotsjellës në qytetarë
Osmani ka bërë të ditur se hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit