Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan
dp

Lexo edhePo shkonin tek Ardita Sinani për ngushëllime/ Deputetët e LVV-së ndalohen në kufirin serb

Rreth rastit të rëndë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ajo tha se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes, derisa ftoi organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë.
“…Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes. Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë…”

Lexo edhePo shkonin tek Ardita Sinani për ngushëllime/ Deputetët e LVV-së ndalohen në kufirin serb