Albin Kurti e pret në Qeveri ambasadorin italian, gjyqi ndaj katërshes së UÇK’së temë diskutimi
dp

Lexo edheAmbasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë

Në takim Kurti ka njoftuar se është diskutuar edhe për aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe për rolin e Italisë në avancimin e statusit të Kosovës drejt vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti ka shprehur mirënjohje për Italinë për mbështetjen dhe kontributin e saj në zhvillimin e Kosovës, si dhe në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.
Kryeministri shtoi se synimi është zgjerimi i bashkëpunimit me Italinë në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë edhe sportin.

Lexo edheAmbasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë