back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeAmerika thërret Thaçin dhe Kurtin në Gjermani

Amerika thërret Thaçin dhe Kurtin në Gjermani

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Bresje, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite...

Kaderi tejet elegante në Milano

Modelja Kader Kicaj po duket tejet elegante gjatë qëndrimit...

Cristian Shpendi i kthehet golave në Serie B, ia siguron fitoren Cesenas

Futbollisti shqiptar, Cristian Shpendi ka shënuar gol për Cesenan...

Hendeku politik mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit është aq i thellë saqë do të duhet angazhim i madh amerikan në njërin nga qytetet më me ndikim në politikën europiane, Berlin, për ta jetësuar takimin mes tyre.

Nesër në kryeqytetin gjerman do të mbahet konferenca “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organozuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

Ishte e planifikuar që, mes tjerëve – ish ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, ish ambasadori amerikan Frank Wisner, si dhe ish përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE’së, baronesha Catherine Ashton – në panelin kryesor të merrnin pjesë edhe Hashim Thaçi, President i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Mirëpo, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të vizitës në Rusi dhe takimit me Vladimir Putinin.

Në këtë konferencë është ftuar edhe Albin Kurti, lider i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Richard Grenell – ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani dhe emisar i Presidentit Trump për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – është angazhuar për realizimin e takimit mes Thaçit dhe Kurtit.

Ky takim i rëndësishëm vjen në kontekstin e komplikuar paszgjedhor, përderisa garancitë amerikane konsiderohen si mundësi vendimtare për qartësimin e situatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz