back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeThaçi ka harxhuar mbi 1 milion euro vetëm për dreka, darka e...

Thaçi ka harxhuar mbi 1 milion euro vetëm për dreka, darka e udhëtime

Të ngjajshme

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Që nga marrja e mandatit si President i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpenzuar 1 milion e 337 mijë euro. Vetëm vitin e kaluar, Zyra e Presidentit ka harxhuar gjysmë milioni euro për udhëtime zyrtare, mëditje për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe dreka zyrtare.

Gjysmë milioni euro është shuma e parave që ka shpenzuar Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, vetëm gjatë vitit të kaluar. Saktësisht 574 mijë e 886 euro të taksapaguesve kosovarë. Ndërsa për tri vjet në krye të këtij institucioni, shuma totale e shpenzimeve ka arritur në 1 milion e 337 mijë euro.

Shpenzimet përfshijnë udhëtimet zyrtare, mëditje për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe dreka zyrtare. Vetëm për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2018, ky institucion nga taksat e qytetarëve ka harxhuar 307 mijë e 519 euro.

Bazuar në të kërkesën e Insajderit për qasje në dokumente zyrtare, zyra e presidentit ka treguar se përveç udhëtimeve kanë shpenzuar edhe për mëditje. Nga kategoria mëditje të udhëtimeve jashtë vendit kanë shpenzuar 137 mijë e 892 euro.

Rreth 100 mijë euro të tjera kanë shkuar për dreka zyrtare të zyrtarëve të presidencës së Kosovës. Ndërsa për shpenzimet e telefonisë mobile janë shpenzuar 34 mijë e 268 euro, shkruan Insajderi.

Presidenca ka theksuar se këto shpenzime janë bërë nga presidenti, kabineti i tij, stafi civil dhe ish-presidentët. Por nuk ka specifikuar kush sa ka shpenzuar.

Sipas përgjigjes së presidencës buxheti i ndarë për shpenzimet e këtij institucioni ka qenë 678.254 euro dhe kjo shumë është shpenzuar 84.76%.

Insajderi ka kërkuar qasje edhe në shpenzimet e ish-presidentëve nga viti 2006 kur president ishte Fatmir Sejdiu, por ky institucion ka ofruar shpenzimet vetëm nga viti 2011 me arsyetimin se ata si organizatë buxhetore i posedojnë regjistrat e shpenzimeve vetëm për 7 vite pas vitit fiskal.

“Ju njoftojmë se në bazë të ligjit për menaxhimin e financave…organizata buxhetore do t`i mbajë regjistrat kontabël dhe financiar për së paku 7 vite pas vitit fiskal për të cilin ato vlejnë”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Bazuar në dokumentin e shpenzimeve të ofruar nga presidenca, në vitin 2017, presidenti Thaçi ka harxhuar në total 372.537 euro. Shpenzimet më të mëdha janë bërë për udhëtime dhe dreka zyrtare.

Vetëm për shpenzime të udhëtimit janë paguar 205 mijë euro nga taksat e qytetarëve ndërsa për dreka e darka zyrtare 101 mijë euro.

Përveç këtyre edhe 66 mijë e 421 euro janë shpenzuar për meditje, shkruan Insajderi.

Një vit më herët Zyra e Presidentit në total ka harxhuar 390.531 euro.

Prej tyre për shpenzime të udhëtimeve 247 mijë e 702 euro, mëditje 50 mijë e 473 euro ndërsa për dreka e darka zyrtare 92 mijë e 356 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz