back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli dorëzon kallëzim penal për mashtruesit që ia përdorën emrin

Kadri Veseli dorëzon kallëzim penal për mashtruesit që ia përdorën emrin

Të ngjajshme

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal për një grup mashtruesish e fajdexhinjve që ia përdorën emrin në veprimtaritë e tyre.

“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Sot, gjatë një konferencë për media, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa u shpreh se do të kërkojë hetim të plotë.

“Emri im është keqpërdorur në një akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, tha ai në konferencë për shtyp. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz