BallinaLajmeTestet serologjike tregojnë se shumica e edukatoreve në një çerdhe në Prishtinë...

Testet serologjike tregojnë se shumica e edukatoreve në një çerdhe në Prishtinë kanë pasur virusin

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Analizat serologjike tregojnë se shumica e edukatoreve në një çerdhe në Prishtinë kanë pasur virusin.

Analizat serologjike të kryera para se të fillojë puna në çerdhet në Prishtinë kanë treguar se shumica e edukatoreve në një çerdhe kanë pasur koronavirusin më herët, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Ahmeti, duke mos treguar për cilën çerdhe bëhet fjalë, ka thënë se tani ajo është e sigurt.

Ai ka shtuar se ky rezultat “bashkë me studimet tjera do të na ndihmojë ta kuptojmë përhapjen në Prishtinë”.

Prishtina është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Kosovë. Nga 11 mijë e 200 rastet pozitive në vend, kryeqyteti ka regjistruar 3617, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në kryeqytet, kanë vdekur 51 persona si pasojë e COVID-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz