back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNë mungesë të stafit në Pulmologji, pacientët ndihmohen edhe nga familjarët

Në mungesë të stafit në Pulmologji, pacientët ndihmohen edhe nga familjarët

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Ka 1 muaj që është i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Nuk e di se si është infektuar, por gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë dhe ishte sjellë aty në gjendje të pavetëdijshme.

Por, tash ky 60-vjeçar, i cili vjen nga Komuna e Ferizajt, është në gjendje stabile.

Gjendje të njëjtë ka pasur edhe një tjetër paciente e cila ka 20 ditë që është e shtrirë në këtë repart, duke u trajtuar për koronavirus, raporton KOHA.

Në secilën dhomë të kësaj klinike ka nga 4 shtretër, por vetëm rreth 10 prej tyre janë të lirë.

Megjithatë, doktorët thonë se kjo gjendje ndërron brenda ditës.

Mjeku kujdestar thotë se ka pasur raste kur pacientët kanë qenë të shtrirë edhe nëpër korridore, për shkak se të gjithë shtretërit kanë qenë të zënë.

Por, në këtë klinikë, rreth 40% e infermierëve janë të infektuar, andaj numri i vogël i tyre ka bërë që pothuajse secili pacient të ketë një familjar që kujdeset për të sëmurin, e të cilët nuk kanë mjete mbrojtëse pos maskave.

Pulmologu Skender Baca, ka shtuar se që nga e hëna do të fillojnë përdorimin e një lloji të barit shtesë për trajtimin e pacientëve.

Në këtë klinikë janë 16 pulmologë, prej tyre 6 janë infektuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz