Tenton të grabisë bankën por harron se është në qytetin nga i cili mund të largohesh vetëm me aeroplan
BILLI

Lexo edheHistoria trondit Greqinë, nuk ka popull grek dhe Kali i Trojës është Pellazg

Një turiste ruse, 29 vjeçe, u përpoq të grabisë një bankë në qytetin norvegjez të Longerbjaen, që ndodhej në arkipelagun Svalbard pranë Polit të Veriut, nga i cili mund të largohesh vetëm me aeroplan.
Longerbjaen është vendosur në arkipelag Svalbard në Oqeanin Arktik dhe ka rreth 2.000 banorë. Rreth 3,000 arinj polarë jetojnë në këtë arkipelag, raporton Aftonbaldet.
Turistja e re hyri në bankë e armatosur me një pushkë dhe kërkoi 7,000 dollarë nga zyrtarët. Ajo nuk ka marrë parasysh se ndodhet në një vend të vogël ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, transmeton ksp.
Në Longerbjaen, çdo vendas dhe madje edhe turistët mund të mbajnë armë për shkak të numrit të madh të arinjve polare.

Lexo edheHistoria trondit Greqinë, nuk ka popull grek dhe Kali i Trojës është Pellazg
Hajdutja u arrestua së shpejti dhe u transferua në Tromsë, në pjesën kontinentale të Norvegjisë ku do të merret në pyetje.
Longerbjaen është qyteti në të cilin deri tani nuk ka pasur asnjëherë grabitje.
