I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim
dp

Lexo edheBugaqku: Procedura e Projektligjit për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit

Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja Beqiri ka njoftuar për rivarrimin e Adem (Muhamet) Beqirit, mbetjet e të cilit janë gjetur në një varrezë masive në zonën e Zubin Potokut.
Sipas familjes, Beqiri, i lindur në vitin 1951, ishte vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Pas më shumë se dy dekadash, mbetjet e tij janë identifikuar, duke i mundësuar familjes që t’i japë lamtumirën e fundit.

Lexo edheBugaqku: Procedura e Projektligjit për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit
Rivarrimi do të bëhet më 3 tetor 2026, në varrezat e fshatit Pantinë. Ceremonia mortore do të nisë në orën 13:00.
Familjarët kanë njoftuar se ngushëllimet do të priten në Hotel Palace, nga 4 deri më 6 tetor, prej orës 09:00 deri në 17:00.
