Korab Shaqiri në protestë: Ish-ushtarët në Hagë të jenë të fortë, vetëm të bashkuar mund të ecim përpara
dp

Lexo edheRutte për kërcënimet ruse në Kaliningrad: Nuk i marr seriozisht, Putini nuk mund ta mposhtë NATO-n

Këngëtari Korab Shaqiri po merr pjesë në protestën që po mbahet në sheshin e Prishtinës, ku ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Shaqiri u bëri thirrje ish-ushtarëve që të jenë të fortë, duke theksuar se ata kanë qenë pranë popullit në momentet më të vështira.
“Unë dua t’iu them të jenë të fortë, ashtu siç kanë qenë gjithmonë. Kur ne kemi pasur nevojë për ta, ata kanë qenë më të fortët. Ata duhet të jenë të fortë që edhe ne të jemi”, tha Shaqiri.
Ai tha se duhet parë “drita në fund të tunelit”, ndërsa bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve.

Lexo edheRutte për kërcënimet ruse në Kaliningrad: Nuk i marr seriozisht, Putini nuk mund ta mposhtë NATO-n
“Ajo drita në fund të tunelit që ne duhet ta shohim. Pres që të gjithë shqiptarët të jenë bashkë. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, u shpreh Shaqiri.