Maqedonci pret ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin në mbrojtje
dp

Lexo edheKonferenca me von der Leyen, Rama për rastin e Vlora Hysenit: Gjykata të shoh nëse është cenuar siguria kombëtare ose raporti me partnerët

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.
Në fokus të takimit ishte dinamika e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me Gjermaninë.
Palët kanë diskutuar veçanërisht për aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe prokurimet ushtarake.
Sipas ministrisë, bashkëpunimi me Gjermaninë kontribuon në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Lexo edheKonferenca me von der Leyen, Rama për rastin e Vlora Hysenit: Gjykata të shoh nëse është cenuar siguria kombëtare ose raporti me partnerët
Ky bashkëpunim, thuhet në njoftim, synon të forcojë më tej rolin e Kosovës në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
“Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Republikës së Kosovës në rrugëtimin drejt ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes