Tasholli paralajmëron protestë masive në Prishtinë: Besojmë se do të afrohemi te 150 mijë pjesëmarrës
dp

Lexo edheShenoll Muharremi kritikon përzgjedhjen në ZRrE: Pikët i jep komisioni, përzgjedhjen e bën politika

Një nga udhëheqësit dhe ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, shpalosi detaje nga protesta e nesërme.
Ai në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova paralajmëroi pjesëmarrje masive.
“Paj unë besoj që afrohemi diku te mbi 150 mijë sepse edhe gatishmëria është shumë e lartë edhe emocioni është shumë më i rritur se herave të tjera, edhe qytetarët e kanë kuptuar rolin e tyre në përçimin e mesazhit që duhet të bëhet në shesh. Mos të harrojmë se ai shesh është i 68-tës e 69-tës, është shesh i 81-tës dhe 84-tës edhe i 97-tës e duhet të jetë edhe i 2026-tës. Nuk kam asnjë dyshim që nuk ka me pasë vend “me lëshue gjilpanën nesër” në Prishtinë”, u shpreh Tasholli”, tha Tasholli në Klan Kosova.

Lexo edheShenoll Muharremi kritikon përzgjedhjen në ZRrE: Pikët i jep komisioni, përzgjedhjen e bën politika