BallinaLajmeSulmohen me gurë deputeti i VV-së dhe kandidati për kryetar komune

Sulmohen me gurë deputeti i VV-së dhe kandidati për kryetar komune

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte rreth orës 20 është sulmuar me gurë e shishe deputeti dhe Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VV-së, Ismajl Kurteshi, si dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari.

Siç thuhet në njoftim, Ismajli, Ruzhdiu e disa aktivistë të VV-së u sulmuan pas përfundimit të VV-së në fshatin Carralevë, shkruan Periskopi.

Nga ky sulm bëhet e ditur se ka marrë lëndime aktivisti Arbër Krasniqi – dhe VV thotë se e gjitha ka ndodhur në prani të policëve – të cilët ishin 5 metra larg tyre.

“Sonte, rreth orës 20.00, persona të panjohur kanë sulmuar me gurë, vezë dhe shishe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Drejtuesin e Shtabit Qendror të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshin, kandidatin për kryetar të Shtimes z.Ruzhdi Jashari dhe disa aktivistë dhe simpatizues. Ata u sulmuan pas përfundimit të tubimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Caralevë të Komunën e Shtimes, që qëllon të jetë dhe fshati i kryetarit aktual të Komunës së Shtimes. Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Krasniqi ka marrë lëndime nga sulmi që është kryer para pranisë së zyrtarëve të policisë, jo më larg se 5 metra prej tyre”, thuhet në njoftim.

VV ka ftuar organet e drejtësisë që të ndërmarrin veprime të shpejta për dënimin e sulmuesve.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet ligjzbatuese që të ndërmarrin urgjentisht veprime për zbulimin dhe dënimin e sulmuesve. Këto sulme që shpërfaqin panikun e pushtetit lidhur me fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Shtimes dhe kudo në Republikën e Kosovës nuk do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshimin e madh politik, të filluar më 11 qershor dhe që do të masivizohet edhe më shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit”, thuhet në fund të reagimit. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz