Sulm ndaj konvojit të NATO-s, 5 të plagosur
01·
Pesë civilë janë plagosur në një sulm me bombë ndaj një konvojit danez pjesë të misionit ndërkombëtar të NATO-s në kryeqytetin afgan, Kabul, njoftojnë zyrtarët e sigurisë.
Zëdhënësi i misionit të NATO-s, kapiteni WIlliam Salvin, e konfirmoi sulmin dhe shtoi se një ekip ka shkuar në vendin e ngjarjes për ta tërhequr automjetin, transmeton Express.
“Asnjë anëtar i misionit nuk është vrarë apo plagosur në këtë shpërthim”, ka thënë Salvin.

Lexo edheLokalet afër Katedrales janë shndërruar në tualete publike, ankohen banorët
Zyrtarët afganë të sigurisë kanë thënë se një makinë bombë është përdorur në këtë sulm ndaj konvojit.














