HomeLajmeSubjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Subjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Të ngjajshme

Me fanella të reja, Kosova mban stërvitjen e parë para miqësoreve

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë...

Granit Xhaka nominohet për çmimin “Transferimi i Sezonit” në Premier League

Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz “Transferimi i...

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit

Një aksident ka ndodhur në hyrje të tunelit të...

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor fillon zyrtarisht nesër, ndërsa partitë politike tashmë kanë bërë të ditura aktivitetet me të cilat do ta hapin garën zgjedhore në qytete të ndryshme të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar tubimin hapës në Palestrën Sportive në Ferizaj, me fillim nga ora 19:30.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës do ta nisë fushatën me një aktivitet në qendër të Ferizajt, i cili pritet të fillojë në orën 20:00.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke nisur nga ora 18:00.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar aktivitetin e saj hapës në Gjakovë, me fillim në orën 19:45.

Bazuar në afatet e përcaktuara nga procesi zgjedhor, fushata do të përfundojë më 6 qershor, një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz