Pas spektaklit dramatik në Egjipt, ku kampioni i trefishtë i peshave të rënda, Oleksandr Usyk, triumfoi me nokaut teknik në raundin e 11-të ndaj Rico Verhoeven, WBC ka konfirmuar se sfidanti i radhës për ukrainasin do të jetë gjermani i pamposhtur Agit Kabayel.
Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, deklaroi për “BoxingScene” se përballja “Kabayel vs Usyk është e ardhshmja”, duke i dhënë fund spekulimeve mbi kundërshtarin e radhës të kampionit ukrainas, shkruan Indeksonline

Kabayel, që mban rekordin perfekt 27 fitore dhe 19 nokautë, ka fituar statusin e pretendentit kryesor pas tri fitoreve mbresëlënëse me nokaut në eventet e organizuara në Arabinë Saudite. Ai tërhoqi vëmendjen e botës së boksit pasi mposhti kubanezin Frank Sanchez duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, si dhe kinezin Zhilei Zhang brenda një periudhe prej nëntë muajsh.
Promotori saudit Turki Alalshikh zbuloi se synon ta organizojë meçin Usyk-Kabayel në një stadium futbolli në Gjermani, vendlindja e boksierit gjerman./Indeksonline/