Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz “Transferimi i Sezonit” në Premier League, pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Sunderland A.F.C. gjatë sezonit aktual.
Mesfushori shqiptar ka qenë një nga lojtarët kyç të Sunderlandit, duke zhvilluar 34 ndeshje këtë edicion. Xhaka ka kontribuar me 1 gol dhe 6 asistime, ndërsa skuadra e tij regjistroi 13 fitore, 12 barazime dhe 9 humbje në takimet ku ai ishte prezent, shkruan Indeksonline

Në garë për këtë çmim janë edhe disa prej transferimeve më të spikatura të sezonit në elitën angleze:
- Rayan Cherki (Manchester City F.C.)
33 ndeshje | 20 fitore | 8 barazime | 5 humbje | 4 gola | 12 asistime - Viktor Gyökeres (Arsenal F.C.)
36 ndeshje | 25 fitore | 6 barazime | 5 humbje | 14 gola - João Pedro (Chelsea F.C.)
35 ndeshje | 13 fitore | 10 barazime | 12 humbje | 15 gola | 5 asistime - Senne Lammens (Manchester United F.C.)
32 ndeshje | 18 fitore | 10 barazime | 4 humbje | 8 ndeshje pa pësuar gol - Antoine Semenyo (Manchester City F.C.)
17 ndeshje | 10 fitore | 5 barazime | 2 humbje | 7 gola | 1 asistim - Adrien Truffert (A.F.C. Bournemouth)
38 ndeshje | 13 fitore | 18 barazime | 7 humbje | 1 gol | 5 asistime | 11 ndeshje pa pësuar gol
Nominimi i Xhakës konsiderohet një tjetër vlerësim i madh për karrierën e tij, me mesfushorin shqiptar që vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit evropian. Përvoja, lidershipi dhe ndikimi i tij në lojën e Sunderlandit kanë bërë që ai të renditet mes transferimeve më të suksesshme të sezonit në Premier League./Indeksonline/